Qeveria e re e talebanëve nuk do të ketë asnjë grua ministre

Nuk do të ketë asnjë ministre grua në qeverinë e re të Afganistanit, tha zëdhënësi i talebanëve, Zabinullah Mujahid.

Mujahid i tha gazetës italiane “Republika” se gratë mund të punojnë në ministri, polici ose, për shembull, si asistente në gjyqësor.

I pyetur se kur do të paraqitet qeveria e re, ai tha se talebanët do të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur.

Al-Jazeera njoftoi më parë se nuk do të kishte zyrtarë nga administrata e mëparshme në qeverinë e re të Afganistanit.

Ndryshe, vendimet për përbërjen e qeverisë së re pritet të shpallen të shtunën.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!