“Qeshën për satelitët, mirë bënë se shëndet u bëhet”/ Rama i vendosur: I pari niset në mars, Policia do të ketë përditë të dhëna për çfarë ndodh në territor

Kryeministri Edi Rama teksa kujtoi se sateliti i parë do të hidhet në muajin mars, theksoi se përmes tyre Policia e Shtetit do të marrë çdo ditë të dhëna për abuzime të ndryshme.

Rama tha se kjo çështje u shoqërua me humor dhe të qeshura, ndërsa shtoi se nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin.

“Projekti tjetër që do të jetë ndihmë për policinë, është projekti i satelitëve. Keni dëgjuar për ta. Keni parë dhe shumë gallatë dhe humor me satelitët. Megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, se e qeshura shëndet bëhet, me satelitët, ku të parin do e hedhim në mars, do të kemi të dhëna në kohë reale përditë. Policia do të ketë përditë të dhëna për ndërtime pa leje. S’do të jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punën në terren policët, të cilët i kanë sytë hapur katër kur shkojnë dhe i bien në qafë ndonjë familje në fshat, dhe i kanë mbyllur kur iu hidhet zhavorr plazhit për të ndërtuar bankina dhe struktura. Gjithçka do të ndalojë te një sy tjetër.”, tha Rama.

Related posts

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!