“Qeni je ti këtu! Bubi!”- Konkurrentja e ‘Përputhen’ shpërthen në ulërima ndaj 33-vjeçarit/ Mevlani: Ça ke që bërtet si laraskë!

Takimi mes Shqipe Hysenaj dhe Mevlan Shabës në “Përputhen” nuk shkoi ashtu siç pritej.

Që në fillim, Mevlani kishte shprehur pëlqimin për 28-vjeçaren, por pas këtij takimi të parë, dyshja vendosi të mos takohej më asnjëherë.

Kritika të shumta i janë drejtuar Mevlanit, i cili në lidhje me këtë u shpreh me fjalët “fakti që po lehin si qen, do të thotë se po më sulmojnë”.  Ndaj 33-vjeçarit, reagoi ashpër edhe Ana, e cila i tha: “Qeni je ti këtu! Bubi!” Ajo i kujtoi edhe komentin që i bëri në lidhje me veshjen që kishte zgjedhur në takimin me Fatjonin.

Ana: Do të jap mendimin tim, siç ke gjykuar ti fustanin që kisha veshur në takimin me Fatjonin.

Mevlani: Sidomos kur gatuan peshkun!

Ana: Do të të gatuaj ty ndonjë ditë në vend të peshkut, se kaq vlen ti! Por diskutimi ka agravuar edhe më shumë, duke përfshirë edhe ofendime.

Ana: Bora doja të thoja që…

Mevlani: Një femre si ti nuk i jap as shansin me fol.

Ana: Një sekond! (bërtet)

Mevlani: Ule zërin! Ça ke që bërtet si laraskë?!

Ana: Laraskë je vetë!

Ai u etiketua si “i lëkundur”, sepse në takimin me Fjorela Peton, kishte përmendur Shqipen, ndërsa tani bëri të kundërtën, në Takimin me Shqipen përmendi Fjorelën.

Për shkak se Shqipja u ngrit nga tavolina në pjesën e tretë të takimit dhe mori me vete edhe ëmbëlsirën për ta ngrënë jashtë, Mevlani tha se ndihej i fenduar, por megjithatë, kishte respect për 28-vjeçaren edhe pse nuk përputhej me të.

Ndërkohë, nuk nguroi t’i kërkojë falje Fjorelës që i kishte përmendur emrin në takimin me Shqipen, pasi ajo u ndje keq dhe e cilësoi veprimin e Mevlanit si të ulët.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)