Qeni i vogël i vërsulet ariut, ky i fundit largohet “me të katërta” tenton të ngjitet në pemë (VIDEO)

Një video qesharake është bërë virale në rrjete sociale.

Në një park të British Columbia të Kanadasë, shfaqet një qen i vogël i cili i vërsulet një ariu të zi, e ky i fundit largohet me shpejtësi nga frika dhe tenton të ngjitet në pemë. Qeni i përkiste çiftit David dhe Marissa Jonsson.

Ata thanë se e morën atë me vete në piknikun që realizuan me familjen dhe kur kanë parë episodin me ariun kanë shpërthyer në të qeshura.

Një reaksion të tillë kanë pasur dhe përdoruesit në rrjete sociale, të cilët e kanë shoqëruar videon me pëlqime dhe komente të shumta.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Related posts

KOMUNIKATË E FC INTERNAZIONALE

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!