Qëlloi për vdekje nënën e saj/ Dëshmia TRONDITËSE e 26-vjeçares: E vrava me një…

Një 26-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Bronx, pasi akuzohet se vrau mizorisht nënën e saj, të cilën e vrau me një tigan.

“New York Post” shkruan se Skydajah Patterson, ishte ajo që zbuloi krimin kur telefonoi policinë për të rrëfyer vrasjen e 46-vjeçares, Selma Mclean. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në apartamentin që ato ndanin bashkë.

“Sapo vrava nënën time”, tha 26-vjeçarja kur ajo telefonoi në orën 3:40 të mëngjesit të së hënës. Oficerët shkuan menjëherë në apartament, ku gjetën 46-vjeçaren pa ndjenja me lëndime në fytyrë e kokë dhe 26-vjeçaren duke mbajtur në duar tavën e përgjakur.

26-vjeçarja ka rrëfyer në polici se ka marrë tiganin dhe ka goditur nënën e saj në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave. Kumbara gjithashtu 26-vjeçare e 46-vjeçares tha se gruaja i kishte dërguar një mesazh pak para krimit, ku i shkruante se kishte frikë nga vajza e saj, e cila së fundmi kishte dalë nga një klinikë psikiatrike.

“Ajo ishte në klinikën psikiatrike nga shkurti deri në javën e kaluar. Ajo filloi të dëgjonte zëra dhe po fliste me zë burri një natë para krimit. Kumbara ime ishte e frikësuar sepse e dëgjonte duke thënë se zërat në kokë i thoshin se e ëma ishte e rrezikshme”, tha kumbara e viktimës.

Sipas saj, gjendja e 26-vjeçares që vrau nënën e saj ishte përkeqësuar pasi ajo humbi fëmijën gushtin e kaluar.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra