Nuk është Aliji, Sylvinho ka në planet e tij një tjetër lojtar të Dinamos për Kombëtaren

Qefalija

Klevi Qefalija mund të jetë surpriza e madhe e trajnerit Silvinjo, për ndeshjet e shtatorit. Nëse ftesa do të zyrtarizohet të premten, mesfushori do të ishte një tjetër futbollist nga Dinamos që ftohej nga FSHF. Më parë Naser Alijit i është besuar një vend.

“Klevi Qefalija është në listën e pritjes. Mesfushori 21-vjeçar i Dinamos është njoftuar nga FSHF se është pjesë e planeve të Silvinjos, dhe mund të marrë ftesën e tij të parë nga përfaqësuesja kombëtare këtë të premte”, shkruan gazetari Andi Kasmi.

Qefalija është 21-vjeç, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Kombëtaren U-21. Te Dinamo qëndron prej janarit të vitit 2024, kur edhe u ble nga Tirana.Mbetet për t’u parë nëse ftesa do të konkretizohet. Shqipëria luan miqësoren me Gjibraltarin në shtator, si dhe ndeshjen me Letoninë në “Air Albania”.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)