Qatip Osmani ngre alarmin, humbja ndaj Laçit përjetohet keq; Shumë lojtarë janë jashtë forme, kemi humbur mentalitetin fitues

Qatip Osmani

Vllaznia u mund nga Laçi në “Loro Boriçi” me shifrat 1-2. Një disfatë që erdhi me përmbysje, duke lënë një shije të hidhur te trajneri Qatip Osmani. Pas ndeshjes trajneri u shpreh i zhgënjyer për performancën e lojtarëve të tij, duke shtuar edhe formën e dobët që po kalojnë disa lojtarë.

HUMBJA-Çdo humbje nuk është e mirë, sot ishte një lojë e ngadaltë, pa dyluftime ku gati shumicën e dyluftimeve e kemi humbur. Lojë e ngadaltë në sulm, nuk kishim lëvizje adekuate, në momente ishim gati 5 lojtarë në vijë, nuk shkëputeshim prej lojtarëve të mbrojtjes kundërshtare. Nuk depërtonim te goli, shumë pak rast e bëmë në këtë ndeshje. Kurse pjesa e dytë e njëjta gjë. Pasi pësuam golin, u munduam të bënim rifreskim pak të sulmit, nuk arritëm dhe rezultati është ky që është.

FORMA E DOBËT-Nuk e kemi më atë shpejtësinë që patëm në periudhën e rezultateve të mira, e humbëm atë shpirtin luftarak, mentalitetin fitues. Por megjithatë, edhe me pjesën që mbeten edhe 5 ndeshje, duhet të përmirësohemi dhe t’u kthehemi atyre rezultateve.Pikërisht këtë përmenda për lojtarët jashtë forme. Hajde ndoshta një ose dy lojtarë ndoshta edhe mund të bëhet diçka, ndoshta vërehet por jo aq shumë. Por kur janë disa kjo është një problem.

KAMPIONATI- Në një kampionat duhet të jesh në çdo moment syhapur se rezultatet i shihni vetë. Jo se janë befasuese, por se të gjithë ekipet praktikisht janë në lojë për mbijetesën e kreun. Mendoj se ekipet që janë në katër vendet e para, tani edhe Tirana, mendoj se këto ekipe dallohen për cilësi. Përfundoi Qatip Osmani.

LEXO MË SHUMË: Nga fjala titull tashmë në mini-krizë, Laçi fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë në Loro Boriçi (video)

Vllaznia mbetet në kuotën e 51 pikëve në vendin e 2-të, ndërsa Laçi ngjitet në 38 pikë në vendin e 7-të.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)