Champions League/ Shkëndija “trulloset” nga Qarabag, kuqezinjtë munden keqaz nga azerët

Qarabag

Shkëndija e Tetovës është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë ndaj Qarabag, pas humbjes minimale 0-1 në Shkup, këtë herë kuqezinjtë e Tetovës u mposhtën 5-1. Një ndeshje që në plan të parë nisi mirë për ekipin e Jeton Beqirit që shënuan të parët me Tamban në minutën e 10′. U mendua se Shkëndija do të arrinte të administronte këtë avantazh minimal, por Cake në minutën e 16′ shkaktoi autogol, pas dy minutash shënoi Borges, ndërsa Akhundzade dhe Jankovic realizuan në minutat 33′ dhe 35′ duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-1.

Në minutën e 59′ Leandro Andrade shënoi golin e pestë për kampionët e Azerbajxhanit. Aventura e Shkëndijes nuk mbaron këtu pasi do të luajë në turin Play-Off të Europa League ku do të sfidojë një mes Ludogorets ose Ferencvaros.

LEXO ME SHUME:Pjesë e Sevillas që fitoi Europa League, Bylis bën goditjen e madhe, firmos me mbrojtësin spanjoll

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)