Putin dhe Erdogan zgjasin marrëveshjen për eksportet e drithërave

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, tha Kremlini më 25 mars.

Erdogan e ka falënderuar Putinin “për qasjen pozitive” sa i përket zgjatjes së marrëveshjes për eksportet e drithërave nga portet e Detit të Zi. Sipas Kremlinit, lideri turk tha se e “kupton pozicionin parimor të palës ruse për të arritur zbatimin e plotë të pjesës së dytë të marrëveshjes, heqjes së barrierave për produktet e agrikulturës së Rusisë”.

Rusia në fillim të javës vendosi disa kushte për t’u pajtuar për zgjatjen e mëtejme të marrëveshjes së eksporteve të drithërave dhe Putin tha se do të dërgojë drithëra falas për shtetet afrikane, nëse këto kushte nuk plotësohen.

Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar. Marrëveshja fillimisht u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Rusia dhe Ukraina, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024