Tashmë aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj po e shijojnë hapur romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip, teksa që pas spektaklit të së martës dyshja shihet thuajse gjithë kohës pranë njëri-tjetrit.
Prej deklaratës së Donaldit dhe gjithë ky afrimitet është nënkuptuar se ai e ka lënë pas historinë e tij me Borën, ndërsa edhe u shpreh se nuk dëshiron të shikojë më mbrapa. Reagimet e moderators Bora Zemani ndonëse nuk kanë qenë të mëdha, duhet pranuar se kanë bërë goxha “zhurmë” në rrjet. Ajo fillimisht hoqi varësen të cilën i dhuroi Donaldi dhe postoi një insta-story ku në një farë mënyre pranonte se ishte e lënduar.
Mësohet se sot, në transmetimin “prime” të spektaklit të të premtes, do të diskutohet gjatë lidhur me marrëdhënien e re të nisur brenda shtëpisë mes Donaldit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.
Por jo vetëm kaq, orët e fundit Bora Zemani ka reaguar edhe ndaj Beatrixës, duke ia fshirë komentin që i kishte bërë në një foto e cila lidhej me puthjen e saj në BB me Donaldin kur hyri surprizë ditët e para të BBV.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit! Love you zemër!!!”-ka pas shkruar Beatrix, por ky koment është fshirë. Arsyeja e fshirjes së komentit?! Ndoshta nuk do shumë mend për t’u kuptuar, megjithatë mund ta interpretoni vetë më mirë.