Pushtimi i fushës dhe hedhja e sendeve, UEFA “kripos” Tiranën me gjobën për ngjarjet me Besiktas-in

UEFA nuk kursehet, 53750 euro gjobë Tiranës për incidentet e ndodhura në “Air Albania”gjatë ndeshjes së kthimit me Beshiktashin në Ligën e Konferencës, faza e dytë. Përplasja në tribuna mes tifozërive pak para fillimit të sfidës, pushtimi i fushës, hedhja e sendeve, bllokimi i kalimeve  si dhe ndezja e fishekzjarreve janë bërë objekt i organeve disiplinore të organit më të lartë të futbollit europian.

Hyrja në fushë e tifozëve është dënuar me 5 mijë euro, ndërsa për hedhjen e sendeve  është vënë një gjobë prej 12 mijë eurosh.  10 mijë euro janë  për trazirat e shkatuara në tribuna, ndërkohë që për bllokimin e kalimeve publike është vënë një gjobë prej 8 mijë eurosh. 18.750 euro është gjoba për hedhjen e fishekzjarreve, me një total që shkon në 53.750.

VENDIMI:

Tirana – Beshiktash (0:2); 3 gusht 2023

Pushtimi i fushës së lojës

Gjoba: 5000 euro

Hedhja e sendeve

Gjoba: 12000 euro

Trazirat e turmës

Gjoba: 10000 euro

Bllokimi i kalimeve publike

Gjoba: 8000 euro

Ndezja e fishekzjarrëve

Gjoba: 18750 euro 

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin