“Pusho shqip”, ministri Klosi: Në një muaj hynë 184 mijë të huaj, kryesisht nga Kosova

“Pusho Shqip” është slogani i sezonit turistik të këtij viti. Sot u mbajt në Shëngjin takimi midis Ministrave të Turizmit të Shqipërisë dhe Kosovës,  Blendi Klosi dhe Vesel Krasniqi. Ministri Klosi, në fjalën e tij, bëri të ditur se nga 1 qershori kur u hap kufiri me Kosovën deri në 31 qeshor në territorin tonë kanë hyrë 184 mijë persona të huaj, ku numrin më të madh e kanë qytetarët e Kosovës.

“Nga 1 qershori deri më 31 qershor  kanë hyrë 184 mijë pasaporta të huaja ku numrin më të madh e kanë padyshim miqtë kosovarë që përsëri dëshmuan se duan dhe po bëjnë pushime shqip. Duan dhe do të bëjnë pushime në Shqipëri, duan dhe do të bëjnë kontributin e tyre të vazhdueshëm për këtë industri qindra miliona euroshe të krijuar me industrinë e turizmit. Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6. 4 milion pasaporta  të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm , ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Po s’duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për të ndërtuar për turizmin’, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Nga ana e tij, ministri i Kosovës, Vesel Krasniqi, u bëri thirrje qytetarëve të tij  që të t’i kalojnë pushimet verore në plazhet e Shqipërisë.

“I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre ti kryejnë në plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar sepse këtu veç pushimit mund të gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore , këtu ne ndihemi si në Shtëpinë tonë dhe jemi si në shtëpinë tonë për këtë arsye ne nuk kemi nevojë të hulumtojmë pushime në bregdete të tjera për faktin se ne jemi një komb ne kemi një kulturë  dhe mikpritja e cila ju bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë këtu në Shqipëri nuk mund ta gjeni askund. Prandaj nga këtu ju bëj thirrje publike që pushimet publike ta kalojnë këtu në bregdetin shqiptar. Njëkohësisht siç ju bëjë thirrje dhe vëllezarve tanë këtu nga Shqipëria që pushimet dimërore sigurisht ti kalojnë në shtetin e Kosovës”, tha Vesel Krasniqi.

Në takim morën pjesë, Prefektët dhe Kryetarët e Bashkive të zonave të Bregdetiti të Shqipërisë, Kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Prishtinës, si edhe disa nga turoperatorët e rëndësishëm. Qëllimi i takimit ishte zyrtarizimi i sezonit turistik, masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit si dhe trajtimi i problematikave dhe  shkëmbimi i mendimeve,  eksperiencave si të bashkëpunojmë më mirë për të gjallëruar turizmin midis dy vendeve tona.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij