Pushimet kthehen në tragjedi/ Po lahej në det, 66-vjeçari ndërron jetë sapo…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku një turist ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare, ku turisti 66-vjeçar nga Milano, ka ndërruar jetë sapo është futur në det. Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak, teksa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G., 66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025