Punonjësi i dyqanit i shpëton gjarprit i cili i ishte vërsulur miut/ Kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ky është momenti kur punonjësi i një dyqani i shpëton gjarprit, i cili po ndiqte miun për ta ngrënë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur punonjësi i cili ishte me telefon në dorë, vëren se gjarpri i ishte vërsulur një brejtësi të cilin shpresonte ta kishte për “drekë”.

Ngjarja ka ndodhur në Madhya Pradesh të Indisë, ku punonjësi për një “fije floku” i shpëton më të keqes, duke arritur të largohet me shpejtësi nga lokali.

Megjithatë gjarpri mbeti edhe pa ushqim, pasi që miu arriti t’i shmanget – e nga mllefi gjarpri dukej akoma duke u “sorollatur” nëpër mallra me shpresën se do ta gjej sërish miun.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!