Publikuan video duke kërcyer në një vend publik, çifti nga Irani dënohet me 21 vite burg (video)

Një gjykatë në Iran ka dënuar një çift me nga 10 vite e gjysmë secili, pasi postuan një video, ku shfaqeshin duke kërcyer në një hapsirë publike në një nga atraksionet kryesore të Teheranit.

Pas publikimit të videos së kërcimit të tyre, Astiaz Haggigi dhe i fejuari i saj Amir Ahmadi u akuzuan për “përhapje të korrupsionit dhe imoralitetit”, “mbledhje dhe komplot për të prishur sigurinë kombëtare” dhe përfshirje në propagandë kundër regjimit.

Në video, vajza u shfaq duke kërcyer pa hixhab, gjë që është e ndaluar në Iran. Çifti u arrestua më 1 nëntor 2022. Përveç dënimeve me burg, ata u dënuan me dy vite ndalim të internetit dhe një ndalim dy vjeçar për t’u larguar nga vendi.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur