Publikohen formacionet zyrtare Teuta-Skënderbeu, dy skuadrat në kërkim të fitores

Te Skënderbeu kanë hedhur prapakrahëve humbjen me Tiranën dhe tashmë gjithë vëmendja e tyre është përqendruar te dueli i ditës së sotme ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Ky takim do të luhet duke nisur që nga ora 15:00.

Ndërkohë durrsakët pas humbjes 6-1 me Laçin do të tentojnë të marrin edhe fitoren e parë në këtë sezon para tifozëve të tyre, për të bërë kështu edhe “autokritikë”.

Te korçarët do të mungojë Ramos, me Ivan Gvozdenovic që do të bëjë pa shërbimet e tij.  Ndërsa nga ana tjetër Diego Longo ka ndryshuar formacionin për të tentuar edhe fitoren e parë për këtë sezon.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demircani. Trajner: Diego Longo

Skënderbeu: Alia, Frashëri, Prençi, Dumfur, Gerço, Rabiu, Ramin, Merlim, Vangjeli, Liço, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Related posts

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH

“Jam shumë optimist”, ish-kapiteni i Turqisë dhe Besiktasit vlerëson Kristjan Asllanin

Përplasje mes tifozëve të Vllaznisë dhe Elbasanit, gjashtë prej tyre e pësojnë nga policia (POSTIMI)