Pse Shqiptarët urrejnë vëndin e tyre?

E keqja e Shqipërisë është shqipëtari….

Shpeshherë ndodhemi në dilemën e përjetshëm po thuajse.

T’a braktisim Shqipërinë për një shtet tjetër, apo të qëndrojmë në shtetin tonë,dhe të përpiqemi të formojmë jetën tonë, me ato mundësi që na jep shteti.

Kjo pra dilem ka kaluar na të gjithë bashkatdhetarët tanë në mendimet e veta.

Por pse ky neps për t’u larguar?

Pse kjo urrejtje ndaj atdheut tonë. Kaq keq na është sjellur, apo vall ndodh ndryshe. Dhe problemi fillon nga ne vetë.

Sepse nuk përpiqemi po thuaj aspak për të ndryshuara mentalitetin tonë dhe mënyrën e gjykimit.

Shqiptarët gjithmonë gjykojnë shtetin e vet, pa menduar se shteti është formuar nga shqiptarët dhe njerëzit që kemi zgjedhur me të drejtë apo të pa drejtë, për të udhëhequr.

Fatin tonë mendojmë se dikush tjetër na i ka në dorë. JO!

FATIN TONË E KEMI NE NË DORË!

Mundësit e Shqipërisë janë ato, na pëlqen s’na pëlqen neve. Asgjë nuk krijohet pa sakrifica, por dhe asgjë nuk krijohet pa prishur diçka…ose ndryshe, asgjë nuk rindërtohet pa shembur të kaluarën.

Shqipëtari akuzon të kaluarën dhe jo veten e t’i.Revolucioni fillon nga ne dhe jo nga komshinjtë.

Kërkojmë zhvillimin, kërkojmë rregullimin dhe integrimin e shtetit. Por harrojmë t’i kërkojmë këto nga vetja.

JO NJËRËS!

Nuk na i ka fajin Shqiperia por ne.Duhet të formojmë veten tonë dhe pastaj të tjerat.Kudo që të banojmë dhe sado pasaporta të huaja të marrim, Shqiptar jemi dhe do ngelemi.

Europa është më e zhvilluar,sepse ka ber reforma dhe institucione para nesh, shumë vite me parë. Kanë kaluar trazira të brendshme dhe luftra me njeri tjetrin para se të shohin ndryshimin. Këtë e them jo për të gjitha shtetet por për ato elitaret ( Gjermani, Angli, France, itali etj.)

Nuk është baçe me lule jeta në një vend tjetër. Është punuar për të rregulluar,dhe jo braktisur!

Me 3 pika themelore mund të rregullohet situata:

1 investim në arsim ( Kur ke njerëz të zgjuar dhe të përgatitur, asnjë pushtetar nuk duron dot presionin e popullit, shteti na do dele!!!!

2 Reforma në drejtësi ( askush mos jetë me lartë na ligji, por të gjithë të gjykohen qysh e meritojnë).

3 investime në punësim dhe rritjen e pagave ( sa më shumë të qarkullojë paraja në treg, aq më shumë stabilitet do kemi, paratë duhet të jenë në duart e shumicës dhe jo pakicës!).

Sa më shpejtë t’a kuptojmë këtë aq më të gatshëm do jemi.Kemi kapacitet dhe nuk na mungon gje.

Na mungojnë njerëzit e duhur në kohën dhe vendin e duhur!

NGA ARMAND MUZHAQI

Related posts

Ermand Mertenika: Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkuron” njerëzimin

Ergys Muzhaqi: “Shprehuni të lirë o njerëz, nuk është turp të kesh fe!”

Opinion nga Sonila Meço/ “Kronikë nga Shqipëria 2023…”, sulmi me armë zjarri ndaj ‘TCh’, gazetarja thirrje qeverisë