“Pse nuk të takoi motra e Bardhit?”/ Meritoni i tregon arsyen Sarës: Ka parë disa…

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 3”, Bardhi është suprizuar nga motra e tij, e cila i dha disa këshilla në lidhje me lojën që po bën. Nga ana tjetër, Afërdita nuk pranoi që të takonte të dashurën e këngëtarit, Sarën, duke u shprehur se ajo dhe familja mbështesin çdo vendim të Bardhit.

Pas përfundimit të spektaklit, Meriton Mjekiqi ka folur me Sarën dhe ka komentuar veprimin që bëri motra e Bardhit. Sipas tij, Afërdita ka parë disa gabime që ajo ka bërë në raport me këngëtarin.

Ndërsa Sara u shpreh se ka momente që e përfshin lojën në veprimet e saj përveç marrëdhënies që ka me Bardhin. Ajo shtoi se e din kush është dhe nëse familjarët e partnerit të saj do kenë interesin që ta njohin jashtë, ata do ta mësojnë se kush është ajo në të vërtetë.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Pse mendon ti që nuk të takoi sot motra e Bardhit?

Sara: Nuk e di, ti pse mendon?

Meritoni: A e ke menduar ndonjëherë?

Sara: Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen

Meritoni: Unë mendoj që ndoshta ka parë disa gabime që ke bërë ti ndaj raportit me Bardhin

Sara: Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mija përveç marrëdhënies time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë. Por unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)