Pse në postera shfaqet fytyra e Ramës?/ Ja arsyeja pse kryeministri “fsheh” kandidatët e tij sipas Berishës

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, referuar sondazheve thotë se ka tre tipare që e përshkruajnë kreun aktual të bashkisë Erion Veliaj, hajdut, gënjeshtar dhe fals.

Për këtë arsye, Berisha shprehet se Rama ka vendosur që në postera të shfaqet vetë pasi sipas tij shqiptarët e dinë se kush është Erion Veliaj, dhe kandidatët e tij. 

I garantoj se, opozita shqiptare dhe PD do bëjnë gjithçka që këta kriminelë elektoralë të marrin ndëshkimin e merituar.

Njëkohësiht i ftoj të marrin parasysh se entuziasmi se elektrizimi i krijuar sot në shoqërinë shqiptare nga kandidatura e primareve në mbarë vendin ka kall tmerr shpirtëror si tek kandidatët e bodrumit, e mafies, grupeve kiminale ashtu dhe tek vet Edi Rama, i cili në një akt të paprecedentë në historinë e zgjedhjeve me vetëdije se kandidatet e tij janë njerëzit më të deskredituar të shoqërisë ka pushtuar vetë të gjitha hapësirat komerciale të reklamave vetëm e  vetëm që ti vendosë në erreësirë ata.

Ai e di se dalja e fytyrës se Erion Velisë në Tiranë u kujton qytetarëve të Tiranës sipas polleve serioze tre tipare fatale,  hajdutin, gënjeshtarin, falsin.

Për herë të parë në 32 vite qytetarët shpallin fals një politika më shumë se 65% e tyre.

Të njëjtin politikan e hspallin vjedhës të korruptuar 67% e shapllin gënjeshtare 64 % e tyre.

Edi Rama pikërisht duke ditur se votohet për të dhe jo Veliaj zen hapsirën e reklamave me shpresë se mund të largojë mendimet e qytetarëve. Me këtë akt vetëm sa rëndon mëkatet e tij”, tha Berisha.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!