Pse na prishen dhëmbët?

Kariesi i dhembeve (prishja e dhembeve) eshte semundja me e shpeshte ne bote. Eshte nje semundje e indeve te forta te dhembit dhe shkaktohet nga bakteret. Infeksioni bakterial perparon dhe demton strukturen e forte te dhembit si smaltin, dentinen apo cementin derisa ato te shkaterrohen dhe te formohen kavitete qe njihen me emrin karies.

Ne menyre qe te formohen kavitet kariose nevojitet bashkeveprimi i kater faktoreve te ndryshem:

• Bakteret

• Predispozita individuale

• Karbohidratet

• Koha

Faktori me i rendesishem per prishjen e dhembeve eshte prania e baktereve ne goje e cila eshte e paevitueshme. Nder bakteret kryesore pergjegjese per prishjen e dhembeve permendim Streptokokun mutans dhe Laktobacillin. Keto baktere ushqehen me karbohidratet e depozituara ne siperfaqen e dhembit dhe prodhojne acide si acidi laktik qe duke ulur pH e gojes shkaktojne demineralizimin e indeve te forta te dhembit. Demineralizimi i struktures se dhembit ben qe ajo te dobesohet dhe te shkaterrohet, si rrjedhoje formohen kavitete ne siperfaqen e tyre.

Predispozita individuale do te thote qe nje personi mund te kete nje strukture te caktuar anatomike te dhembit, si fisura te thella te dhembit qe favorizon grumbullimin e mbetjeve ushqimore. Kjo ben qe bakteret ta kene me te lehte te shumohen prandaj ky person eshte me i predispozuar per tju prishur dhembet. Gjithashtu nje person qe vuan nga semundje sistemike kronike qe shkakton pakesim te prodhimit te peshtymes eshte me lehte i prekshem nga kariesi.

Karbohidratet jane te tipeve te ndryshme dhe jo te gjitha llojet mund te fermentohen nga bakteret. Karbohidrati i preferuar prej tyre eshte glukozi, fruktozi dhe saharozi (sheqeri i tavolines). Nje diete me sasi te vogel saharozi mund te parandaloje formimin e kaviteteve tek dhembet.

Koha gjate te ciles dhembet jane te ekspozuara ndaj mjedisit acid ndikon ne zhvillimin e kariesit. Procesi karioz fillon ne pak dite por kjo sdo te thote qe procesi karioz krijohet brenda nates. Duhet kohe qe bakteret te kolonizojne dhe te mundin mekanizmat mbrojtes te trupit.

Procesi karioz formon kavitete qe ekspozojne tubulat dentinale ose indet e pulpes duke shkaktuar dhimbjen e dhembit qe mund te marri vlerat nga 1-10 ne varesi te thellesise se kavitetit. Nese kaviteti ndodhet vetem ne smalt ndodh ekspozimi i tubulave dentinale qe shkakton sensibilizim te dhembit dhe atehere fillojme te ndjejme nese perdorim ushqime apo pije te ftohta apo te nxehta. Kjo lloj ndjeshmerie ndalon menjehere sapo largojme burimin e te ftohtit.

Nese kaviteti ka perparuar ne dentine atehere ndjeshmeria vazhdon per pak sekonda edhe pasi e kemi larguar burimin e te ftohtit, dhe dhimbja mund te jete shume e forte nese kaviteti eshte shume i madh.

Nese kaviteti e kalon dhe shtresen dentinale atehere pulpa ekspozohet ndaj baktereve dhe agjenteve te tjere duke krijuar edhe emergjenca te rendesishme dentare. Nese nuk mjekohet dhembi ne kete faze atehere pulpa mund te shkoje ne nekroze vetvetiu dhe te formohet nje abses me pus. Gjithashtu kavitete shume te thella mund te cojne ne fraktura te dhembit te cilat mund te cojne deri ne heqjen e dhembit.

Mjekimi i kariesit varet nga madhesia e kavitetit. Procesi i demineralizimit te dhembeve fillon perafersisht 12 ore pas larjes se dhembeve dhe ne kete kohe eshte nje proces i kthyeshem. Nese eshte vetem ne hapat e para disa studime kane treguar qe edhe perdorimi i pastave me flor mund te rimineralizoje indet e dhembit. Ne varesi te madhesise se kaviteti keto jane disa alternativa per mjekimin e tyre:

Nese tashme eshte formuar kaviteti por ende eshte i vogel atehere eshte e nevojshme te kurohet nga dentisti, i cili me ane te materialeve te ndryshme heq indet e demtuara te dhembit dhe i zevendeson ato me mbushjen

• Nese tek i njejti dhemb ka disa kavitete te rendesishme atehere mbushja vetem me materiale nga dentisti ndoshta nuk eshte e mjaftuesme. Ne te tilla raste mund te jete e keshillueshme edhe veshja e dhembit me kellef.

• Nese kariesi ka perparuar ne thellesi te dhembit shume prane ose deri ne pulpe atehere mjekut mund ti duhet ta devitalizoje (ti heqi nervin) per te parandaluar absese ne te ardhmen. Dhe gjithashtu ne kete rast mund te jete e nevojshme qe pas trajtimit dhembi te vishet me kellef.

• Nese kariesi ka shkaterruar pjesen me te madhe te dhembit ose kaviteti ka perparuar deri ne rrenje atehere dentisti mund tju keshilloje heqjen e dhembit dhe zevendesimin e tij me nje ure apo me implant (mbjellje).

Masat parandaluese per prishjen e dhembeve jane:

Higjiena e mire e gojes dhe ndryshimet ne diete. Larja e dhembeve pas cdo vakti eshte shume e rendesishme. Te pakten 3 here ne dite pas vakteve kryesore por shpesh per motive pune eshte e pamundur larja e dhembeve, ne te tilla raste pertypja e camcakezave rrit prodhimin e peshtymes e cila redukton pH acid duke parandaluar keshtu demineralizimin e indeve te forta te dhembit. Shume e rendesishme eshte qe perpara se te flini ti kushtoni shume kujdes larjes se dhembeve te pakten 3 minuta, sepse gjate nates prodhimi i peshtymes reduktohet duke lehtesuar kolonizimin nga bakteret. Per te evituar kariesin midis dhembeve duhet te perdorni edhe fijen interdentare.

Shmangia e konsumimit te ushqimeve qe permbajne karbohidrate gjate gjithe dites parandalon gjithashtu formimin e kariesit. Ju duhet te evitoni ushqime qe ngjiten si karamelet ose te hani gjate gjithe kohes ushqime me sheqerna apo pije me sheqer si coca cola sidomos nese nuk keni mundesi te lani dhembet.

Beni kontrolle te rregullta dhe seanca higjiene profesionale ne menyre periodike per te parandaluar apo per te mjekuar prishjen e dhembeve per evituar perkeqesimin e tyre.

Related posts

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mjaftueshëm!

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut