Pse mungoi Behgjet Pacolli në varrimin e Liridonës? Reagon për herë të parë ish-presidenti pas spekulimeve dhe tregon si qëndron e vërteta!

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me mungesën e tij në rivarrimin e Liridona Ademajt.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Pacolli shkruan se nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore për shkak se ndodhet në një vizitë në lindjen e largët, ndërkohë që njerëz të afërt të tij qëndrojnë pranë familjes së Liridonës.

Kujtojmë se mungesa e Pacollit në ceremoninë mortore të Liridona Ademajt nuk ka kaluar pa diskutime dhe spekulime në rrjet, teksa i mëshohej fort lidhjes së tij të afërt me Naim Murselin.

Reagimi i Behgjet Pacollit:

Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike.

Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët. Familjaret e bashkëpunëtoret e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025