“Pse më keni hequr asistencën…!” Kjo është 48-vjeçarja që vdiq, pas takimit me kryebashkiaken e Lushnjes

Një grua ka gjetur vdekjen në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Mësohet se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku 58-vjeçarja Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. Deri më tani thuhet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Burime për ACB bëjnë të ditur se e ndjera ka shkuar tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa thuhet se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve.

Edhe pse është thirrur një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën