Pse largimi i Dionisit ishte i paralajmëruar? Ja vendimi i rëndësishëm që u mor nga Agai!

Largimi i Dijonis Bibës nga “Ferma VIP” ka shokuar jo vetëm teleshikuesit, por edhe fermerët.

Deri në momentin e fundit, fermerët mendonin se ky largim do ishte një shaka e Agait, por jo!

Këngëtari Renis Gjoka, i cili kishte një afrimitet dhe shoqëri me Dijonisin, tha se ky largim ishte i paralajmëruar.

“Unë e gjeta veten time duke mos folur për 2 orë. Buçko, Baby G e kuptuan situatën, dhe nuk flisnim fare. Për mua, hiq Albanon që jashtë jemi si vëllezër, ai ishte shoku më i mirë që gjeta në fermë. Si lojtar ishte i fortë. Kemi bërë biseda me Dijonisin që me të tjerë nuk i kam bërë.

Për mendimin tim, ai kishte kohë që e shprehte, edhe për faktin që numëronte ditët mbrapsht. Ai ka nevojë për një territor më të madh. Ne merreshim vesh edhe me sy dhe që ditën e parë e vura re që nga dita e parë, më shumë kemi bërë biseda me sy sesa kemi folur. Është një njeri i jashtëzakonshëm, shpresoj të takohem dhe ta kem mik të mirë”, tha Renisi.

Ndërkohë këtë javë në televotim kane qenë Albano Bogdo, Ditea Berisha, Florian Agalliu dhe Xhesika Polo, por me largimin e Dijonisit, ky televotim do të shtyhet për ditën e hënë.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…