‘Pse i mban sytë poshtë kur më flet?”/ Efi përballet me Luizin dhe ia thotë të gjitha (video)

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, përpara se Efi të eliminohej nga publiku, kishin krijuar një ortakëri dhe deri diku miqësi me njëri-tjetrin.

Madje, pas daljes së saj, këngëtari i njohur herë pas here e përmendte në shtëpi dhe kishte shumë konsideratë për të. Jo vetëm kaq, pasi Luizi i tha se do të merrte hak ndaj Dea Mishel, e cila i nxori në nominim të dy së bashku me Kiara Titon.

Kthimi i Efit të shtunën në shtëpi, nuk u prit edhe aq mirë nga Luizi. Ose të paktën, kështu u duk në sytë e saj. Për këtë arsye, ajo u ballafaqua me Luizin për të sqaruar ftohtësinë e tij.

Sipas Efit, ajo nuk u prit ngrohtë, ashtu siç pritet një mik, sepse sipas saj, Luizi e ka konsideruar të tillë. Ajo e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme.

“Pse i mban sytë poshtë kur më flet?”, ishte pyetja e natyrshme e Efit.

Luizi i është përgjigjur se i kanë mbetur edhe 33 ditë nga finalja e madhe dhe nuk e di nëse do ja dalë të shkojë deri në fund. Më pas ai i ka thënë Efit se në këto momente që po flasin ai ndihet më vetëm se ajo prandaj i është dashur kohë të marrë veten nga kjo situatë.

Mesa duket Efi e mori mesazhin dhe do të vazhdojë të luajë e vetme Big Brother-in e saj, ndërsa Luizi shtoi se do ta ndihmojë atë në rast se ka probleme në debatet që ajo nis. Më herët Luizi ka lobuar që të jetë Kiara me të në finale, dhe jo Efi, duke qenë se nga katër të rikthyerit vetëm një mund të prekë finalen e madhe të 6 Majit.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025