“Pse hipe në shkallë te selia e PD?”/ Ja si u përgjigj para policëve Fatmir Merkoçi

Aktivisti i dhjetorit ‘90, njeriu që mori dy plumba në trup gjatë rrëzimit të bustit të Enverit, Fatmir Merkoçi u shoqërua nga policia pas protestës së demokratëve për lirimin e selisë.

Merkoçi hipi vetë në shkallë dhe i kërkoi Lulzim Bashës të dilte nga selia, por si përgjigje mori spraj djegës drejt fytyrës. Në polici ai është pyetur se pse e bëri një akt të tillë, kur me shkallën portative iu afrua zyrës së Bashës.

Intervista në Polici

– Zoti Fatmir Merkoci, jeni thirrur për të deponuar se çfarë donit në majë të shkallëve tek selia e PD-së?

– Zoti hetues, keni parasysh kur digjen llampat dhe perdoren shkallët për t’i ndërruar meqenëse janë lart?

– Ç’lidhje ka kjo?

– Unë u ngjita me shkallë të ndërroj kryetarin që rrinte në kat të dytë, se është djegur!

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…