Pse gënjejmë?

Të gjithë gënjejmë, edhe pse e dimë që nuk duhet. Pse atëherë e bëjmë këtë?

Nevoja për të qenë të pranuar, për të ruajtur vetëbesimin, shmangur telashet – arsyet janë të shumta. Por, sipas një studimi i cili është publikuar në revistën “Psychological Science”, faktor i madh është – koha.

Hulumtuesit nga Universitetet në Amsterdam dhe Beersheba kanë kryer eksperimentin në të cilin pjesëmarrësit kanë hedhur zare për para, transmeton Koha.net. Hulumtuesit nuk kanë mundur t‘i shohin numrat, por sa më i madh që ishte numri, më i madh ishte edhe shpërblimi me para.

Një grup i pjesëmarrësve kanë pasur vetëm 20 sekonda për të thënë se cilin numër kanë pasur, ndërsa grupi tjetër ka pasur një kohë të pakufizuar në dispozicion.

Edhe pse shkencëtarët nuk e kanë ditur se cili numër u ka rënë pjesëmarrësve, kanë mundur të supozojnë nëse kanë gënjyer duke krahasuar përgjigjet e tyre me përgjigjet të cilat i kanë marrë nga gjuajtja “e ndershme”, pa gënjeshtra.

Ata që kanë qenë nën presion më të madh kohor kryesisht kanë gënjyer dhe kanë deklaruar të kenë pasur numër më të madh. Kanë gënjyer edhe ata që nuk kanë qenë nën presion, por jo në masë aq të madhe.

“Njerëzit zakonisht e dinë që është keq të gënjejnë, vetëm se kanë nevojë për kohë për të vepruar si duhet”, tha Shaul Shalvi një nga hulumtuesit.

Një hulumtim tjetër ka treguar që sinqeriteti mund të ketë përfitime jo vetëm në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe të dashurisë. Ai është i lidhur edhe me shëndetin më të mirë fizik dhe mental.

“Sipas disa treguesve, njerëzit gënjejnë mesatarisht 11 herë në javë. Kemi dashur të zbulojmë nëse jeta e sinqertë mund të jetë edhe më e shëndetshme”, ka thënë dr. Anita Kelly, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Notre Dame. “Individët të cilët në mënyrë të vetëdijshme kanë mundur të reduktojnë gënjeshtrat e veta të përditshme kanë pasur dukshëm gjendje më të mirë shëndetësore”.

Related posts

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi