PS “ndez motorët” për zgjedhjet e 14 majit! Zbulohen bashkitë ku do të ketë risi

Partia Socialiste pritet që ditën e nesërme të vendosë për emrat e 61 kandidatëve me të cilët do garojë për zgjedhjet e “14 Majit”. Teksa pritet që në pjesën më të madhe të bashkive të mos ketë ndryshime, ka ende zona ku ka dilema. 

Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit. Po ashtu ende janë pritje emrat për bashkitë në Dimal dhe Kuçove, ndërsa pritet po ashtu emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë.

Vlora është qarku me më shumë ndryshime, ku siç pritej Dritan Leli nuk do të rikandidojë dhe në vendin e tij do të jetë Ermal Dardha, ndërsa emra të rinj pritet edhe në Selenicës, Konispol dhe Sarandë.

Diskutime ka edhe për Kavajën. Një emër i ri pritet në Patos, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës do të ketë risi vetëm në Libohovë. Në qarkun e Durrësit, i paqartë mbetet vetëm fati i Krujës. Në Shkodër do të ketë risi vetëm në Vaun e Dejës, ndërsa në Kukës, vetëm në Has. Edhe Mirdita duket se ka vend për distutime.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare