PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të Berishës në Shijak: I dëbuar nga Zvicra për drogë

Partia Socialiste ka bërë një kërkesë ditën e sotme për çregjistrimin nga zgjedhjet lokale të 14 majit, të kandidatit Rezart Tusha përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Nëpërmjet medias elektronike, subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqiperisë është vënë në dijeni të fakteve se kandidati Rezeart Tusha, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Shijak, është regjistruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe ligjin Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar.

Me datë 4 Prill 2023 në shtypin e përditshëm është botuar shkriI dmi sipas te cilit “Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke ju ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie.

Njëkohësisht në artikull theksohet se kandidati nuk e ka deklaruar këtë në formular dhe mosdeklarimi i këtij problemi është vepër penale dhe nga ana tjetër te detyron të ndërpresësh garën për bashki.

Related posts

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…

Euro sërish në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 8 maj 2025

Bashkim Fino

Rama kujton nga takimi elektoral në Lushnjë ish-deputetin e ndjerë socialist, Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart!