PS e vendosur! Nuk negociojmë zgjatjen e mandatit të vetingut me asgjë/ Amendamentet e PD-së? Balla: Jemi të hapur dhe…

PS i kërkon PD votimin e zgjatjes së mandateve të vetingut duke theksuar se “nuk do hyjnë kurrë në një negociatë”  për një rekomandim që ka ardhur nga partnerët që monitorojnë procesin e vetingut.

Por PS la të hapur dritaren e diskutimit për amendamentet e PD-së që kërkon rikthimin e komunave dhe të koalicioneve.

 “Jemi të hapur dhe diskutojmë çdo propozim që vjen nga opozita. Dua të përshëndes këtë qasje të re që vjen me propozime konkrete. Do i shikojmë me vëmendje.

Çështa e ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vetingut nuk është e jona por shumë teknike. Për të zgjatur mandatin e institucioneve është një sugjerim që ka ardhur nga partnerët.” është shprehur Balla.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA