PS e merr seriozisht shkarkimin e Metës/ Zbulohet mesazhi që u ka çuar Balla deputetëve të grupit

Socialistët duket se e kanë seriozisht shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku të hënën nis mbledhja e firmave për largimin e tij nga posti. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla, ai që iu ka drejtuar një mesazh kolegëve aktual të grupit, të cilëve iu kërkon firmën për shkarkimin e Metës.

Në mesazhin e Ballës thuhet se Meta ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës gjatë fushatës elektorale, dhe për këtë nisin procedurat e shkarkimit.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit,” thuhet në mesazhin që Balla u ka drejtuar kolegëve të tij.

I pyetur sot mbi nisjen e kësaj procedure, presidenti Meta tha se kjo ishte një shashkë për të larguar vëmendjen nga zgjedhjet, dhe se ai do të jetë në detyrë deri në Korrikun e vitit të ardhshëm.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…