Protestë kundër reformës së pensioneve, punëtorët në Francë fikin dritat fshatit olimpik dhe “Stade De France”

Në Francë vijojnë protestat dhe grevat e punonjësve kundër reformës në sistemin e pensioneve. Disa sindikata njoftuan se punonjësit në sektorin e energjisë shkëputën linjat e energjisë elektrike në Fshatin Olimpik të Parisit, gjithashtu edhe në stadiumin kryesor, Stade de France.

Furnizimi me gaz dhe energji elektrike është ndërprerë edhe në disa qendra të tjera. Këto veprime në shenjë proteste, erdhën menjëherë pasi Senati i Francës votoi për rritjen e moshës së daljes në pension me dy vite, në 64 vjeç.

Sindikatat kanë mbajtur një presion konstant ndaj qeverisë së presidentit Emmanuel Macron gjatë gjithë javës, me grevat në sektorë të ndryshëm, përfshirë atë të transportit, që shkaktuan probleme në qarkullim dhe furnizim me mallra dhe karburant në të gjithë territorin. Raportohet se më shumë se 1 milion francezë protestuan kundër reformës vetëm të martën.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë