Presidenti i zgjedhur në SHBA, Jo Biden, ka reaguar pas protestave të dhunshme, ku mbështetës të Trup u futën brenda Kongresit.Biden tha se po sulmohet demokracia. Skenat e sulmit nuk përfaqësojnë Amerikën, tha ai.“Demokracia jonë është nën sulm. Një sulm ndaj të zgjedhurve të vendit. Një sulm ndaj forcave të rendit. Më lejoni të jem i qartë skenat e sulmit nuk përfaqësojnë Amerikën e vërtetë. Shohim një numër të vogël ekstremistësh. Kjo është anarki është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet në mënyrë që demokracia të ecë përpara.I kërkoj presidentit Trump që të dalë në televizion që të mbajë betimin e tij ndaj Kushtetutës dhe të kërkojë që kjo kapje e Kapitolit të përfundojë. Është kërcënuar siguria e zyrtarëve. Jam i shokuar që kombi ynë që ishte një fanar ndriçues i demokracisë në botë ka mbërritur deri këtu”, tha Biden.
Protestat në SHBA, reagon Biden: Demokracia jonë është nën sulm, këto skena s’përfaqësojnë Amerikën
WILMINGTON, DE - NOVEMBER 25: President-elect Joe Biden delivers a Thanksgiving address at the Queen Theatre on November 25, 2020 in Wilmington, Delaware. As Biden waits to be approved for official national security briefings, the names of top members of his national security team were announced yesterday to the public. Calls continue for President Trump to concede the election and let the transition proceed without further delay. (Photo by Mark Makela/Getty Images)