Protesta e opozitës/ Ambasada amerikane jep mesazhin paralajmërues!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë , disa orë para portestës së opozitës ka dalë me një njoftim.

Ajo këshillon qytetarët e saj të cilët jetojnë në Tiranë të shmangin ditën e sotme rrugët në cilat është paralajmëruar se do të mbahet protesta e lajmëruar nga opozita.

Njoftimi:

Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë.

Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00

Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!