Prokuroria e Lushnjes kërkoi dënimin e tij, Luiz Ejlli reagon pas lajmeve për betejën e tij ligjore (FOTO)

Luiz Ejlli ditën e sotme u bë kryelajm jo për ndonjë sukses por kësaj radhe u supozua për disa probleme të tij me drejtësinë.

U tha se teksa ai ndodhej brenda “Big Brother Vip Albania” nga ana tjetër përballej dhe ende ka të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.

Lajmeve ai nuk ka nguruar t’u përgjigjet dhe këtë e ka bërë në mënyrën e tij.

Lushnja u mërzit kur morën vesh se do të këndoja në Shkodër para se të këndoja tek njerëzit e gruas”, ka shkruar Luizi sipër fotos nga një moment emocional ku ai fshin lotët pas shpalljes fitues në BBVA.

Luizi në fakt me këtë reagim nuk pohoi dhe as mohoi ato që u folën gjatë ditës.

AKUZA NDAJ TIJ

“Rezulton e Provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi “Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)