Programi i Vllaznisë, të mëkurën ekipi shkodran niset drejt Belfastit

Vllaznia po u jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës, aty ku shkodranët do të përballet me irlandezoveriorët e Linfilldit, në ndeshjen që luhet të enjten në mbrëmje në Belfast. Kjo sfidë e parë do të zhvillohet në Stadiumin 18,000-vendësh “Uindsor Park”, që shërben edhe si stadiumi kombëtar i Irlandës së Veriut.

Skuadra kuqeblu do të grumbullohet të mërkurën në mëngjes në mjediset e Stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, aty ku do të niset në orën 09:30 drejt kryeqytetit, drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.

Në orën 12:30, delegacioni i Vllaznisë do të fluturojë nga Rinasi drejt kryeqytetit të Irlandës së Veriut, aty ku pritet të mbërrijë rreth orës 17:00. Pas akomodimit në hotel, është planifikuar që skuadra shkodrane të mbajë konferencën për shtyp në ora 19:00, për të vijuar gjysmë ore më pas, të zhvillojë edhe seancën e vet stërvitore në fushën e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja.

Vllaznia, e cila drejtohet nga trajneri Migen Memelli, ka patur ndryshime të mëdha sa i përket organikës, me një numër të konsiderueshëm titullarësh që janë larguar, por edhe me prurje të reja, që pritet të përballojnë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, por edhe sezonin e ri.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…