EKSKLUZIVE/ Prognoza e Sabina Mete-s për derbin, gazetarja e RTSH Sport: Sfidë e ekulibruar, ja kush dua të fitojë…

Derbi është një sfidë me peshë të rëndë, emocione dhe presion të madh, sidomos për lojtarët në fushën e lojës. Tirana – Partizani do të luajnë më 17 maj në orën 18:30, një sfidë që ka në pjatë titullin kampion të Superiores.

Dy ekipet do të japin maksimumin për fitoren edhe pse Tiranës mund t’i interesojë edhe një barazim teksa janë 2 pikë para të kuqve. Për Demat, fitorja është rruga e vetme dhe me ekipin e plotë do të japin gjithçka për të fituar derbin e 3-të këtë sezon dhe për të përmbysur sërish Tiranën në vendin e parë. Në lidhje me këtë sfidë, gazetarja e RTSH Sport, Sabina Mete jep një prognozë të kësaj sfide.

Sabina, luhet derbi si e parashikon këtë sfidë?

“Besoj se do të jetë një sfidë e ekulibruar. Partizanit i duhet me patjetër për të fituar këtë derbi, në mënyrë që në tri javët e mbetura fatin e titullit kampion ta ketë në këmbët e tyre. Është një sfidë që po pritet me interest ë lartë, andaj do të jetë një 90 minutësh ku do të ketë shumë të papritura.”

Mungesat që ka Orges Shehi do të ndikojnë në këtë përballje?

“Derbi mbetet një derbi, besoj se edhe ato lojtarë që kanë patur pak minuta në këtë sezon do të japin maksimumin, pasi edhe vetë kjo sfidë të karikon. Shehi këtë sezon ka treguar se edhe me shumë mungesa në përballje të rëndësishme di të marrë rezultate pozitive, është trajneri më i mirë në Shqipëri dhe këtë e kanë treguar shifrat. Besoj në cilësitë që ai ka dhe me një barazim bardheblutë do të ishin të kënaqur.”

Kë dëshiron si fitues të kësaj sfide?

“Për shkak të profesionit kam zgjedhur të qëndroj gjithmonë neutrale, por duke parë rrugëtimin e të dyja skuadrave gjatë këtij edicioni, do të më pëlqente të shihja një futboll argëtues dhe fitoftë ekipi më i mirë.”

Sa bukuri do ti japin tifozët këtij derbi të shumëpritur?

“Në çdo derbi tifozët na kanë dhururar emocione me skenografitë e tyre, janë lojtari i 12-të për të dyja skuadrat. E vetmja gjë që uroj është menaxhimi i situatës dhe mbarëvajtja sa më e mirë e kësaj sfide, pasi derbi i fundit na ka lënë një shije të hidhur sa i përket sjelljes së tifozëve në stadium.”

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës