Procesi i zgjedhjeve vendore, Sali Berisha i prerë: Do të ankohemi në Strasburg!

Sot në një mbledhje me deputetë që e mbështesin, Sali Berisha foli për zhvillimet në Kryesinë e PD-së ku u vendos që më 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kryetarë, ndërsa mbështetës të Bashës u akuzuan për dhunë verbale.

Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët, të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim, ku ka patur deputetë e deputete. Në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugeçërish, për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta, detyrën e tyre.

Nuk jam unë që u sugjeroj atyre se cilin lajm duhet të ndjekin apo jo, por ata në asnjë rrethanë nuk mund të fyheshin apo të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duke fyer dhe kërcënuar gazetarët, janë gangsterë, janë rrugeçër, nuk kanë asgjë të përbashkët me individë të civilizuar.

Po kështu dënoj fyerjet dhe kërcënimet që u janë bërë deputetëve të Kuvendit, akte këto të një politike dhune, të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës.

Sali Berisha tha se opozita do të kërkojë hetim parlamentar për manipulimin zgjedhor, si dhe përsëriti zotimin për protesta.

Natyrisht, ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun. Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta. Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarëve.

Krahas kësaj, ne do intensifikojmë përpjekjet tona në Parlament, për të qenë zëri i qytetarëve. Do të dorëzohet në Parlament kërkesa për hetim parlamentar të këtyre zgjedhjeve. Kjo betejë do të vazhdojë në Parlament, në Strasburg, në të gjitha frontet.

I gjithë potenciali ynë është në mbrojtje të votës. Eshtë e domosdoshme ta dorëzojmë sa më shpejt, sot ose nesër. Këto zgjedhje do të hetohen, dhunimi i tyre ka filluar 5 muaj më parë.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij