Procedohen penalisht 7 efektivë policie, dy pezullohen nga detyra/ Ja çfarë u zbulua për ta

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Maliq ka proceduar penalisht 7 punonjës policie.

Gazetarja e Panorama bën me dije se dyshohet që mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Të proceduarit janë efektivë të rendit nga komisariati i Maliqit.

Për 5 prej tyre, gjykata ka caktuar “arrest me burg”.

Për dy policë të tjerë është dhënë masa “pezullim nga detyra”.

Policët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe duke mos marrë asnjë masë për disa subjekte që prisnin pyjet në mënyre të paligjshme.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025