Probleme për Dinamon, titullari i skuadrës mungon në sfidën ndaj Laçit (EMRI)

Dinamo do të udhëtojë në Laç për të sfiduar kurbinasit për llogaritë e javës së 24-të të Superiores. Sfidë mjaft e rëndësishme për “Blutë” që do të kërkojnë vazhdimësinë në kampionat, ndërsa vijnë pas 3 fitoresh rresht.

Dritan Mehmeti ka nisur përgatitjet e skuadrës për këtë duel dhe për “Nëndetësen” nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndaj bardhezinjve do të vuajnë mungesën e një titullari.

Lorenco Vila do të jetë i pezulluar për takimin e ditë së shtunë, pasi u dëshkua me karton të kuq në duelin me Partizanit. Deri ditën e ndeshjes, Mehmeti duhet të gjejë zëvendësuesin e Vilës dhe të marrë në Kurbin një tjetër rezultat pozitiv që do ta mbante afër “Final – Four”.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin