Probleme me energjinë/ Eksperti:Sipas tabelës së qeverisë lavatriçja duhet të përdoret një herë në javë

Në emisionin “Opinion” është diskutuar lidhur me çmimin e energjisë elektrike. Eksperti i energjisë elektrike, Anduel Çekrezi ka sqaruar se sipas tabelës së qeverisë që një familje të shpenzojë deri në kufirin 800 KËH duhet  që lavatriçen ta përdorë vetëm njëherë në javë.

Po ashtu, eksperti sqaroi dhe se si duhen të përdoren dhe pajisjet e tjera në mënyrë që të kursejnë energjinë.

“Kam marrë tabelën që ka nxjerr vetë qeveria duke marrë 800 KËH të konsumit për një familje normale. Nuk janë bërë shumë publike detajet se si është bërë kjo llogari. Nga kalkulimi që kemi parë 800 KHË, duke parë që vijmë drejtë dimrit kemi bërë një kalkulim sekondar. 30 KËH në muaj është për frigoriferin. Lavatriçja është kalkuluar që të përdoret katër herë në muaj, një herë në javë. Larja e enëve me lavastovilje llogaritet 8 herë”,-tha Çekrezi.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024