Pritet me ovacione dhe nën ritmet e këngës ‘Final Countdown’/ Kush janë dy figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike që qëndrojnë në krah të Sali Berishës në stadiumin “Air Albania” (FOTO)

Sapo ka mbërritur në stadiumin ‘Air Albania’ Sali Berisha, i cili është pritur me ovacione, duartrokitje dhe brohorima dhe me ritmet e këngës ‘Final Countdown’.

Pas përshëndetjes, menjëherë ish-kryeministri i është drejtuar ulëses në stadium ku sic shihen në krah të tij qëndrojnë dy figura të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Belind Këllicin, kryetarin e forumit rinor të FRPD dhe Albana Vokshi, deputetja e PD dhe njëherësh kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shqipëri.

Pas himnit Kombëtar fjalën në Kuvend e nisi Edi Paloka, ndërsa gjithë demokratët dhe delegatët në stadium brohorisnin “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA