“Prioritet i Serbisë, tërheqja e njohjeve për Kosovën”, Ivica Daçiç: Nuk e ndryshojmë qëndrimin tonë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç thotë se prioritet i tij është tërheqja e njohjeve të Kosovës.  “Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet. Janë tërheqje të cilat ne i kemi paralajmëruar”, – tha Daçiq për televizionin serb “Prva”.

I pyetur për vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi për Rusinë, Daçiç thotë se Beogradi nuk planifikon të bëjë një gjë të tillë.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesat tona”, – tha ai.

Ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç e ka paraqitur si të vështirë gjendjen e sigurisë së serbëve në Kosovë.

Në një intervistë për Tanjug, ai përmendi ruajtjen e paqes si një nga “sfidat më të mëdha në vitin 2023”.

“Sfidat më të mëdha në vitin 2023 do të jenë ruajtja e paqes, lirisë dhe popullit tonë në Kosovë, në mbarë Serbinë, pa na përndjekur dhe poshtëruar askush”, – ka thënë ai.

Duke folur për planet për vitin 2023, Vuçeviç tha se ato janë “që të vazhdojë forcimi i Forcave të Armatosura Serbe, të forcohen kapacitetet mbrojtëse”. Ai tha se gjithashtu planifikon një ndryshim plani në ambientin e ushtrisë serbe. 

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika