Principatat shqiptare

Historiku I Principatave:

Principatat shqiptare i referohet një numri të principatave të krijuar në mesjetë në Shqipëri dhe Epir që ishin të sunduar nga fisnikët shqiptar. Shekulli 12 shënoi principatën e parë shqiptare, Principata e Arbërit, por është në shekullin e 14 dhe në fillim të shekullit 15 periudha kur kjo principatë u bë më e fortë, sidomos për shkak të rënies së Perandorisë serbe. Shumica e këtyre principatave ishin të bashkuara në 1444 sipas shtetit shqiptar, të quajtur Lidhja e Lezhës.

Principata e Arbërit ose Arbëria (1190-1255) ishte shteti i parë shqiptar gjatë mesjetës . Shpallja e shtetit feudal të Arbërisë, në veri të Shqipërisë, me Krujën si kryeqytet u zhvillua më 1190 . Si themeluesi të këtij shteti është e njohur Progoni dhe më vonë Gjini dhe Dhimiter. Nderfandina është e njohur si qendra më e rëndësishme e kësaj principate. Megjithatë, këto dëshmojnë se në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XII në Arbëri kishte një sundimtar vendës me emrin arbëresh, Progon (1190-1199). Ky përmendet si “arhond” (sundimtar)

Muzaka:

Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, përmend e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar të perandor Aleksi I Komneni.Muzakajt kane qene sundimtaret e qytetit te Beratit dhe te gjithe fushes qe mori emrin e tyre, Muzaki (Myzeqe).Origjina e familjes ishte nga zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zotërimet fillestare të tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e të parëve të familjes ndodheshin pranë kishës së Shën Triadhës në Lavdar të Oparit.Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve dëshmohet qartë që në shek. XIII.Gjatë luftërave me anzhuinët e Napolit (1273-1281),

Familja e Kastriotëve:

(1383-1474) kishte një principate të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383. I biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjesë në betejën ogurzezë të Kosovës më 1389.

Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj, Krujën më 1392. Në vitin 1395, kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimin e tij në Krujë, Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës në vitin 1402.

Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin,Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim. Kala të fuqishme ishin ajo nëKrujë, Petrela, afër Tiranës, Petralbenë Mat, Stefigraf në Dibrën e Epërme dhe Tornak.

Principata e Zenebishëve:

Emri i Zenebishëve, si një ndër familjet fisnike më të shquara të Shqipërisë së Poshtme, përmendet krahas dyerve më në zë shqiptare në një dokument të vitit 1304. Shkëlqimin më të madh kjo familje e arriti pas gjysmës së dytë të shek. XIV, kur në krye të saj ishte sebastrokratori Gjon Zenebishi (?-1418).

Kryeqendra e këtij të fundit ishte kështjella e Gjirokastrës, e cila përmendet për herë të parë pikërisht në këtë kohë si rezidencë e Zenebishëve. Në vitet 70 të shek. XIV zotërimi i Zenebishëve përfshinte, veç Gjirokastrës dhe rrethet e saj, luginën e Drinos, Delvinën dhe një pjesë të mirë të zonës së pasur të Vagenetisë (Çamërinë e Sipërme), deri në derdhjen e poshtme të lumit Gliki, ku zotërimet e Gjon Zenebishit kufizoheshin me ato të vjehrrit dhe aleatit të tij, Gjin Bua Shpatës së Artës.

Despotati shqiptar i Artës (Shpataraket):

Familja fisnike Bua është një nga familjet më të mëdha dhe më të dëgjuara në Shqipërinë e Jugut gjatë shek.XIV-XV. Në pemën gjenealogjike të familjes shënohet se, me mbiemrin Bua, familja u njoh më 1333, pasi mbiemri i tyre i mëparshëm ka qenë Shpata. Shpatajt, si dhe Zenebishët përmenden në dokumentat historike, që më 1304. Mendohet se Zenebishët dhe Shpatajt dalin nga i njëjti trung familjar.

Figura kryesore dhe më madhore e familjes fisnike Bua është, pa dyshim, despoti Gjin Bua Shpata, i biri i Petro Nikollë Buas (protovestir – kryetar i garderobës private të perandorit të Serbisë që njëherësh kryente dhe funksionin e komandantit të ekspeditave luftarake).

Familja e Engjëllorëve:

Familja e Engjëllorëve ishte një ndër ato familje fisnike shqiptare, e cila, menjëherë sapo u vendos në Itali, kërkoi të rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar të gjitha privilegjet që kishte në Shqipëri. Papa Piu V i konfirmon Andrea Engjëllit, fisnikut, dukës, princit dhe kontit të Drishtit,Durrësit dhe Pultit të Ulët, lidhjet e tij të gjakut me perandorët romakë, si dhe me perandorët e Kostandinopojës. Njëri ndër figurat më të shquara të kësaj familje është Pal Engjëlli, kryeipeshkëv u Durrësit dhe njeri shumë i afërt i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në njërën anë, ndërsa në anën tjetër, personalitet shumë i besuar i Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shën Markut.

Principata e arianiteve:

Arianitët ishin një familje e vjetër fisnike. Zotërimet e tyre shtriheshin përgjatë luginës së Shkumbinit e Rrugës Mbretërore (Egnatia) dhe në lindje arrinin së paku deri në afërsi të Manastirit.

Në burimet historike emri i familjes fisnike të Arianitëve haset për herë të parë në shek. XI në veprën e Gjergj Kedrenit Përmbledhje Historish. Ai tregon se në fillim të shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emëroi patricin David Arianitin si strateg të Selanikut dhe, më pas, si strateg të Shkupit. Ai luftoi kundër

Principata e Balshajve:

POZICIONI I SAJ GJEOGRAFIK QE NGA LUMI MAT DERI NE KOTORR (ULQIN). PRINCAT E BALSHAJVE PER TE ZGJERUAR TERRITORET DREJT MATIT DUHEJ TE NDESHESHIN ME KARL TOPINE. ATA BENE PAQE PER 20 VJET. KJO PAQE U FORCUA KUR KARL TOPIA U MARTUA ME NJE PRINCESHE TE BALSHAJVE. DICKA E RENDESISHME ISHTE DEKLARIMI I BALSHAJVE KATOLIKE QE I AFROI ME SHUME ME PAPATIN. BALSHA 2 SYNONTE TE KRIJONTE NJE MBRETERI SHQIPTARE. ME 1384 RIFILLOI LUFTA ME KARL TOPINE KU BALSHA 2 MORI DURRESIN, POR U SHKATERRUA NGA OSMANET QE I ERDHEN NE NDIHME KARL TOPISE. BETEJA E SAVRES SOLLI SHKATERRIM PER TE GJITHA PRINCIPATAT E TJERA. ATO FILLUAN TE PERDORESHIN NGA OSMANET.

Principata e Topiajve:

Në vitet 70 të shek. XIII bëhet fjalë për një pinjoll të saj, përfaqësues i aristokracisë ushtarake me titullin miles. Në atë kohë Topiajt ditën t’i bënin vend vetes, duke u shkëputur nga Bizanti e duke vendosur lidhje të ngushta me anzhuinët e Napolit si dhe me Papatin e Romës. Këtij të fundit Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks në atë katolik. Për rrjedhojë, kisha e Romës u njohu Topiajve si zotërim të familjes tokat midis rrjedhës së Matit dhe asaj të Shkumbinit, të cilat përputheshin pak a shumë me shtrirjen e Principatës së dikurshme të Arbrit. Të drejtat e Topiajve mbi këto vise u konfirmuan më 1338 edhe nga anzhuinët e Napolit, të cilët e konsideronin veten kryezot të Durrësit e të Arbrit si dhe Topiajt vasalë të tyre. Topiajt ishin shpallur vasalë të mbretit të Napolit, Karli I Anzhu, që në vitin 1272.

Gjendja e arberise para formimit te principatave

Arbrit

Dukagjinit

Muzakajve

Topiajve

balshajve

Kastrioteve

Arianiteve

Zenebisheve

Loshajt

Shpataraket

Engjelloret

Aulonitet

Bua-jve

Tonimaj

Gropajve

Ballafaqimi i Perandorisë Bizantine me normanët e Italisë dhe me kryqëzatat në shek. XI-XII, nxori në plan të parë rolin e shqiptarëve dhe të tokave shqiptare që u ndodhën në qendër të këtij ballafaqimi. Qëndrimi i shqiptarëve përcaktoi dukshëm zhvillimin e fushatave ushtarake të Perëndimit, ndaj pushteti qendror bizantin u përpoq ta mbante në anën e vet fisnikërinë shqiptare, duke e joshur atë me privilegje e tituj deri dhe me ofiqe të lakmueshme në ushtrinë dhe administratën bizantine. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XI në burimet historike përmenden familje fisnike shqiptare, si Skurra, Arianiti, Muzaka, Topia, Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona, që mbanin tituj të lartë bizantinë. Veçanërisht në shek. XII, shumë i përhapur ishte titulli sebast, që lidhet me periudhën e sundimit të dinastisë Komnene e posaçërisht me atë të Manuelit I (1147-1181).

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!