Presioni ndërkombëtar zbut Serbinë, tani e quan Republika e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të enjten dhe të premtën u përball me pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë ku u mbajt një seancë parlamentare lidhur me dialogun me Kosovën.

Vuçiç tha se është kundër pranimit të Kosovës në OKB dhe se “nuk do ta njoh Kosovën e pavarur dhe nuk do të bëj kurrë asgjë në favor të tyre”. Por presioni ndërkombëtar e nxit Serbinë të marrë rrugë të tjera.

Në një komunikatë për media lidhur me këtë seancë, Qeveria e Serbisë të enjten iu referua Kosovës ashtu siç duhet: Republika e Kosovës.

Ndërsa komunikata fliste për planin disapikësh që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e kishte prezantuar në parlament, te pika e dytë thuhet se Asociacioni duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e serbëve në Republikën e Kosovës. Po, në Republikën e Kosovës.

“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e ZSO-së, e cila duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e qeverisë serbe.

Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiç e ka vërejtur këtë dhe e ka publikuar në Twitter një pjesë të komunikatës së Qeverisë së Serbisë.

“Ata janë ose tradhtarë ose injorantë. Ose të dyja”, shkroi Jeremiç.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025