Presidenti i klubit të Kategorisë së Dytë nuk e pranon dot dështimin, shkrin të gjithë ekipin: Disa pazarxhinj në ekip bëri që të…

Kategoria e Dytë

Skuadra e Kategorisë së Dytë, KF Shkumbini shpërdoroi shansin në fazën e play off për të finalizuar ngjitjen në Kategorinë e Parë, ka reaguar presidenti Ali Kasa. Humbjen e ekipit të financuar prej tij, presidenti Kasa dhe komuniteti i Bashkisë Peqin e kanë  përjetuar jashtëzakonisht keq.Presidenti Kasa është trishtuar së tepërmi dhe shprehet se ndjen dhimbje të madhe në shpirt nga zhgënjimi që i la performanca e dobët e KF Shkumbinit në Play off.

“Investuam gjithçka duhet për ekipin dhe stafin gjatë këtij edicioni futbollistik. Futbollistëve dhe stafit u krijuam kushte të shkëlqyera ekonomiko-financiare .Madje grumbullimet e ekipit para çdo ndeshje u kthyen në traditë dhe rezultatet pozitive janë shoqëruar me premio. Ishim plotësisht të bindur se do ngjiteshim një kategori më lart dhe për t’i motivuar edhe më shumë futbollistët dhe stafin për arritjen e suksesit në fazën e play off vunë në dispozicion një çek me vlerë 50 mijë euro”, tha ai.

Në një situatë të tillë të krijuar për shkak të disa “pazarxhinjve” në radhët e ekipit, pas konsultimeve të shumta me stafin vendosa ta “shkrij” të gjithë ekipin. Më vjen keq që për shkak të tre, katër apo maksimumi pesë futbollistëve të “shkrijmë” një ekip por ky ishte sugjerim i stafit teknik, i specialistëve të shquar të futbollit, i bashkëpunëtorëve të mi dhe i miqve që duan që futbollit në qytetin e Peqinit t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm.Dështimin nuk e kishim menduar kurrë në hapat e para të kësaj sipërmarrje, por ai do na vlejë shumë për të ardhmen. Është eksperiencë e hidhur por gjithsesi ne kemi plot arritje për të cilat kemi arsye të krenohemi. Së pari ringjallën shpresën se KF Shkumbini jo vetëm që mbijetoi kur askush nuk besonte më, por së shpejti ky klub futbolli do kthehet në një model për të gjithë.

Së shpejti do ketë një kompleks sportiv modern stërvitje, më pas vijnë surprizat e tjera. Jam i bindur se shumë shpejt para festimeve kushtuar 100 vjetorit të KF Shkumbinit nga Peqini do kemi vetëm lajme pozitive. Kjo që ndodhi është ajo që nuk dua as ta kujtoj e as ta komentoj më kurrë”, u shpreh presidenti i KF Shkumbinit, Ali Kasa.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit