“Le të shijojmë finalet e Final-Four”, Armand Duka përpara shortit: Dikë e lë të mërzitur, por kjo lojë e bukur kështu është…

Presidenti

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tha fjalën e tij para shortit të Final-Four.

“Jemi në fillimin e fundit të këtij kompeticioni vërtetë të suksesshëm, me 36 javë që ka dhuruar emocione sidomos në fund. Si rrallë është luajtur deri në ndeshjen e fundit, kjo e bën akoma më të bukur garën deri ku jemi sot.

Klasifikimi mbase e keqja sepse dikë e lë të mërzitur dhe dikë të gëzuar për atë që rezulton në fund, por kjo lojë e bukur bëhet ashtu kur të gjithë bashkë kontribuojnë. E përsëris, le të shijojmë emocionet e Final Four dhe të kemi garë kompetitive dhe sa më shumë spektaktorë në shkallët e stadiumit. Iu uroj suksese”, u shpreh presidenti Duka ndër të tjera.

DATAT E NDESHJEVE

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024/2025 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për Final Four, ku Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.

LEXO ME SHUME: HIDHET SHORTI/ Ja kush janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” që u caktuan nga goglat

 

Related posts

“Deri më datë 5 do jemi gati”, Skënder Gega për shortin me Egnatian dhe situatën te Partizani: Asgjë personale me lojtarët…

“Ia dalim”, Ermal Barushi sfidon Vllazninë: Short i mirë, duam të fitojmë titullin kampion

HIDHET SHORTI/ Ja kush janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” që u caktuan nga goglat