Presidenti i Austrisë vizitë dy ditore në Shqipëri/ Zbardhet agjenda

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në datat 26-28 mars.

Begaj do ta mirëpresë Van der Bellen në Institucionin e Presidentit më datë 27 mars, në një ceremoni shtetërore dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë vizitës shtetërore, Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Vizita është tregues i mbështetjes së Austrisë për Shqipërinë por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kjo vizitë vjen 9 vjet pas asaj së ish-Presidentit austriak Heinz Fischer në Tiranë.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur