PRESIDENTI?! Ambasadorja Kim takon sot Ballën

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim paraditen e sotme, rreth orës 11:30 ka shkuar në kryesinë e Kuvendit.

Kim do të zhvillojë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Dy ditë më parë, 4 prill ambasadorja takoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa ditën e djeshme ajo takoi Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Në fokus të këtyre takimeve të ambasadores është zgjedhja e Presidentit të ri.

Ka pasur një krisje mes PD dhe PS, për grupin negociator se me kë do të negociojë Partia Socialiste nga Partia Demokratike pasi grupi i komanduar nga Rama, Balla-Gjiknuri-Spiropali kanë deklaruar se nuk do të negociojnë me Berishën pavarësisht se ka një vendim Gjykate që njeh vendimin e 11 Dhjetorit.

Ata kanë deklaruar se do të negociojnë për Presidentin e ri vetëm me grupet parlamentare. Kjo është kundërshtuar nga Sali Berisha dhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…