“Pres përqëndrim maksimal nga skuadra”, trajneri i Iberias: Në Tiranë luajmë për fitore

Trajneri i Iberias, Levan Korghalidze doli në konferencë për shtyp, në prag  të ndeshjes ndaj Partizanit, takim ky i vlefshëm për Conference League. Levan, u shpreh se, edhe pse ekipi i tij ka fituar 2-0 në sfidën e parë, pret përqëndrim maksimal. “Edhe pse vijmë me një avantazh prej dy golash ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur të jetë 0 me 0 dhe shanset për të dyja skuadrat janë 50 me 50. Ne do të luajmë lojën tonë, pa llogaritur aspak që kemi një avantazh nga ndeshja e parë.

“Me atë që kemi parë dhe studiuar, Partizani ka elementë mjaft cilësorë dhe grupi është i fortë. Shpresoj që të shfrytëzojmë armët tona dhe të kualifikohemi”, – tha ai.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)