Premton dëbimin e emigrantëve, kryeministri i Britanisë prezanton planin “anti-shqiptar”

Kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë fjalës së tij në Kuvend prezantoi sot planin për të përshpejtuar largimin e emigrantëve të paligjshëm, pjersa më e madhe e të cilëve sipas autoriteteve britanike janë shqiptarë.

Plani me 5 pika:

Së pari, do të ketë një komandë të re, të unifikuar të anijeve të vogla, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.

Së dyti, emigrantëve ilegale do t’u ndalohet të hapin llogari bankare.

Së treti, azilantët nuk do të strehohen më në hotele, por në konvikte dhe magazina ushtarake.

Së katërti, punonjësve që trajtojnë rastet e azilit do u bëhet shumë e qartë se Shqipëria është vend i sigurt. Ata që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, duhet ta provojnë këtë, tha Sunak.

Së pesti, në fillim të vitit të ri qeveria do të nxjerrë ligje për të siguruar që njerëzit që mbërrijnë në MB ilegalisht nuk do të mund të kërkojnë azil këtu.

Siç shkruan Reuters, numri i shqiptarëve që mbërrijnë në Angli përtej Kanalit është rritur në dy vitet e fundit. Shifrat e qeverisë britanike tregojnë se shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të njerëzve që vijnë nga kjo rrugë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE